Please enter at least 3 characters.

U raportua i zhdukur në det, gjendet i vdekur shtetasi portugez në Sarandë

2018/06/Ksamil-beach-near-Sarande-Albania-1.jpg

Shtetasi portugez i raportuar i zhdukur një ditë më parë në detin e Sarandës, është gjetur i pajetë këtë të diel nga Policia Kufitare.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, trupi i pajetë i 57-vjeçarit A. G., u gjet në vendin e quajtur “Buka e Vivarit”, pranë lagunës ku ai ishte parë për herë të fundit.

Trupi do të transportohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për kryerjen e autopsisë, me qëllim përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.

Dyshimet paraprake tregojnë se bëhet fjalë për mbytje në det.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor.