Please enter at least 3 characters.

U nxor nga rrënojat e tërmetit në Thumanë, ndërron jetë në spital 31-vjeçari

2019/11/termet-saimir-greku.jpg

Nuk ka mundur të mbijetojë i riu i familjes Greku që mbeti nën rrënojat e pallatit që u shemb pas tërmetit në Thumanë.

Mësohet se në orët e para të mëngjesit të sotëm, 31-vjeçari Saimir Greku ka ndërruar jetë për shkak të lëndimeve të brendshme që kishte pësuar.

Ndërkohë forcat e shpëtimit dhe forcat speciale nga Kosova vijojnë kërkimet në zonën e Thumanës për të mbijetuar.

Po asshtu, kryeministri Edi Rama ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në Tiranë dhe Durrës, pas tërmetit që deri tani raportohet se ka shkaktuar 26 viktima. /BW/