Please enter at least 3 characters.

U njoftuan në rrjetet sociale, prishtinasi kërcënon vajzën e mitur me fotografitë e saj

2021/01/Policia-e-Kosoves-1-650x358-2-600x358-1.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Prishtinë ka kërcënuar një vajzë të mitur.

Siç njofton Policia, vajza e mitur ishte njoftuar në rrjetet sociale me personin e dyshuar, i cili më pas kishte kërcënuar atë me fotografitë e saj, transmeton Telegrafi.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj e mitur ishte njoftuar me një mashkull të huaj përmes rrjeteve sociale dhe i dyshuari ka kërcënuar me fotot e saj të cilat i posedon”, njofton Policia.

Më tej, Policia bën të ditur se është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/