Please enter at least 3 characters.

U lëndua nga një mjet i metaltë derisa po punonte, vdes punëtori në Novobërdë

2021/05/ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-2-780x439-1.jpg

Një person ka humbur jetën pasi që gjatë kohës sa ishte duke punuar është lënduar nga një mjet i metaltë.

Rasti ka ndodhur dje në Novobërdë rreth orës 07:43.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në emergjencën e Gjilanit.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa ishte duke punuar në vendin e tij të punës, është lënduar nga një mjet i metaltë dhe i njëjti pasi ka arritur në emergjencën e Gjilanit, mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes,  rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport. /Telegrafi/