Please enter at least 3 characters.

Tyson Fury merr dhuratë një Range Rover në vlerë prej 175.000 eurosh (Foto/Video)

2017/05/rangerover.jpg

Tyson Fury ka marrë dhuratë një Range Rover të ri, në kohën kur i ka filluar stërvitjet para një dueli eventual kundër kampionit Anthony Joshua.

‘Gypsy King’ nuk ka hyrë në ring që nga nëntori i vitit 2015 kur ia rrëmbeu titullin Wladimir Klitschkos, ndërsa tani 28-vjeçari ka thënë se dëshiron t’i kthehet boksit.

(Instagram)

Pos stërvitjeve, me ç’rast i ka humbur 21 kilogramë, ai po ka sukses edhe në kohën e lirë. Në një video të publikuar ditë më parë në profilin e tij në Instagram, ish-kampioni i botës e ka treguar Range Roverin e ri që e ka marrë dhuratë nga një mik i tij, i cili ka preferuar të mbetet anonim.

Është fjala për një Range Rover Autobiography që kushton rreth 175.000 euro.

Në përshkrimin e videos, Fury e ka falënderuar mikun e tij për këtë dhuratë dhe ka treguar se ai ka dashur që të mos i publikohej emri.

Tyson pritet ta sfidojë Joshuan në prillin e vitit të ardhshëm. /Telegrafi/

(Instagram)