Please enter at least 3 characters.

Tyler Cameron zbulon se kishte vetëm 200 euro gjatë një takimi me Gigi Hadidin, e telefonoi babanë e tij për të paguar darkën

2023/03/68675427-0-image-a-30_1678770610248.jpg

Konkurrenti i “Bachelrorette”, Tyler Cameron, ka folur për situatën financiare kur ishte në lidhje me supermodelen, Gigi Hadid.

Ylli 30-vjeçar, u lidh për herë të parë me 27-vjeçaren, në fillim të gushtit 2019, megjithëse u ndanë në tetor të po atij viti.

Cameron së fundmi u shfaq në 'podcast'-in “Trading Secrets”, ku zbuloi se kishte vetëm 200 euro kur filloi të takohej me modelen nga Amerika.

Foto: Backgrid

Tatrick, 34 vjeç, kujtoi një bisedë që kishte me Cameron kur filloi të takohej për herë të parë me Hadid.

"Ai erdhi tek unë, "Shoku, nuk e di se çfarë jam duke bërë. Kam afro 5000 euro në llogarinë time bankare, nuk e di se cila është puna ime e radhës dhe jam në lidhje me Gigin”, kujtoi Tatrick, megjithëse Cameron e korrigjoi atë.

Foto: YouTube

“As 5000, unë kisha rreth 200 euro, e dini çfarë dua të them. Doja të bëja takime në ditët e mia të hershme të jetesës në New York”, shtoi ai.

“Nuk kam para, por jam si më i lumturi që kam qenë ndonjëherë, sepse bota është e hapur për mua në qytetin e New Yorkut, Mund të bëj çfarë të dua”, vazhdoi ai.

Foto: YouTube

Artisti e pranoi se e telefonoi babanë e tij atë kohë për t’i sjell para që ta paguaj darkën me Gigin.

Krahas modeles së famshme, Cameron ishte i lidhur me Camila Kendra nga janari 2021 deri në gusht 2021.

Foto: YouTube

Më pas, Cameron shijoi një tjetër romancë dashurie me Paige Lorenze për një muaj apo më shumë në verën e 2022.

Gigi nga ana tjetër që një kohë është ndarë nga këngëtari Zayn Malik, me të cilin ka dhe një vajzë. /Telegrafi/