Please enter at least 3 characters.

Tuti Sejdiu mirëpritet në takim nga ish-presidentja Jahjaga, biseduan për një projekt në ndihmë të viktimave të dhunës e trafikimit

2021/08/tituiu.png

“Miss Universe Kosova 2020”, Tuti Sejdiu, së fundmi është mirëpritur në takim nga ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Në takimin e tyre, bukuroshja nga Gjilani theksoi se biseduan për një projekt që pritet të finalizohet së shpejti për t'u dalë në ndihmë viktimave të luftës dhe abuzimeve të ndryshme.

Ajo po ashtu e ka falënderuar presidenten e parë femër për këshillat dhe mbështetjen që ia ka bërë.

Tuti Sejdiu (Foto: Instagram)

Postimi i plotë i Tutit (pa ndërhyrje):

“Sot, kisha nderin ta takoj, presidenten e parë femër të Kosovës, Atifete Jahjagën.Me të bashkëbiseduam për një projekt, të cilin pritet ta realizoj së shpejti.Fjalët,kshillat dhe mbështetja e saj luajn një rol shumë të rëndësishëm për mua gjatë këtij rrugetimi që së shpejti do ta filloj.Ëndrrën të cilën e kam pasur gjithmonë, për të ndihmuar viktimat e dhunës, trafikimit dhe të abuzimeve të ndryshme që fatkeqësisht shumë femra po edhe meshkuj i përjetojnë gjatë jetës.Theksoj që gjithçka do të jetë në mënyrë ligjore dhe profesionale.Le të jetë bota një vend i bukur dhe paqësor për secilin prej nesh”. /Telegrafi/