Please enter at least 3 characters.

Turneu i Verës - edicioni i 10-të

Turneu i Verës rikthehet në kryeqytet me edicionin e tij të 10-të, duke vazhduar traditën e organizimit të aktiviteteve sportive në lagje dhe mbledhjes së ekipeve të grupmoshave të ndryshme në një garë që tashmë është kthyer në pjesë të verës në Prishtinë.

Ky aktivitet sportiv organizohet në Lagjen Ulpiana dhe përfshin ekipe nga fëmijët e moshës 9-vjeçare deri te ekipet e veteranëve. Përmes këtij turneu synohet promovimi i sportit në komunitet dhe krijimi i hapësirës për talentët e rinj që në të ardhmen mund të jenë pjesë e sportit kosovar dhe reprezentacionit të Kosovës.

Detajet

Data: 20–24 korrik 2026
Koha: 18:00 - 23:30
Vendndodhja: Lagjia Ulpiana

Programi?

Programi i aktivitetit përfshin:

  • Ndeshje sportive për fëmijë
  • Gara ndërmjet ekipeve të grupmoshave të ndryshme
  • Pjesëmarrje të ekipeve të veteranëve
  • Aktivitete sportive përgjatë pesë ditëve të turneut

Ndeshjet zhvillohen çdo ditë nga ora 18:00 deri në mesnatë.

Arsyet pse duhet të merrni pjesë

  • Për të mbështetur sportin në komunitet dhe aktivitetet në lagje
  • Për të ndjekur ndeshjet e fëmijëve dhe talenteve të rinj
  • Për të qenë pjesë e atmosferës sportive në kryeqytet
  • Për të përkrahur zhvillimin e sportit tek gjeneratat e reja
  • Për të kaluar mbrëmje sportive dhe argëtuese me familje dhe komunitet

Informatat tjera për biletat, pjesëmarrësit etj.

Hyrja në aktivitet është falas për publikun.

Informata shtesë për organizimin, ekipet pjesëmarrëse dhe aktivitetet do të publikohen 10 ditë para fillimit të turneut.

Kontakt:

Facebook:
Turneu i Verës Facebook

true