Turistët rranë prej urës në lumë, e shkëputën derisa po e luhatnin me rrëmbim (Video)
18/02/2019
Shpëtimtarët e një parku në Yangdong të Kinës, intervenuar për t’i shpëtuar gjashtë turistë, që rranë në lumë pas shembjes së urës.
Fajtorë për këtë ishin vet vizitorët, sepse e luhatën me rrëmbim dhe shkaktuan shkëputjen e litarëve metalikë, transmeton Telegrafi.
“Iu kërkuam t’i vendosnin rripat e sigurisë dhe helmetat, por ata vazhduan pa kryer këtë detyrim” ka thënë një mirëmbajtës i parkut.
Sipas tij, turistët u paralajmëruar që të mos e luhatin urën e gjatë afro dhjetë metra, sepse mund të binin, teksa nuk menduan se do të ndodhte kjo shkëputje.
Megjithatë, ata konsiderojnë se ka pasur mundësi që kabllot të jenë ndryshkur nga shiu i vitit të kaluar dhe e kanë larguar, për ta zëvendësuar me një tjetër. /Telegrafi/


