Please enter at least 3 characters.

Tuna do donte ta fshinte këngën me Cozman (Video)

2016/12/tunnna-e1481305347594.png

Këngëtarja e njohur Tuna së fundmi ka bërë bujë të madhe me paraqitjen e saj në festivalin "Kënga Magjike", ku arriti të performojë në natën e dytë live këngën e saj konkurruese "Duam".

Interpretimi i saj ishte i shkëlqyer, teksa nuk munguan as duartrokitjet e zjarrta nga publiku.

Pas mbarimit të spektaklit në një intervistë për "In TV", këngëtarja ka rrëfyer emocionet pas performancës, si dhe i është përgjigjur një pyetje mjaft interesante, që gjithmonë ka zgjuar kuriozitet tek fansat.

E pyetur se cilën këngë do ta shlyente nga repertori i saj, Tuna u përgjigj se "Holla" është kënga që do ta fshinte, ngase nuk i pëlqen.

Kjo këngë është realizuar në duet me ish-të dashurin e saj reperin Cozman në vitin 2015, teksa këngëtarja në atë kohë ka qenë mjaft e kënaqur me suksesin e kësaj kënge. /Telegrafi/