Please enter at least 3 characters.

Tuna: Baballarët e vërtetë mbështesin fëmijët e tyre pa pasur nevojë që t’ua kërkojë ligji

2022/09/299507299_5266954393403561_6073490544824308559_n-e1663239489451.jpg

Këngëtarja e mirënjohur, Tuna ndonëse jo shumë aktive me projekte muzikore dhe koncerte, ajo mbetet e pranishme në rrjete sociale.

Nëna e dy djemve mbetet e komentuar për jetën private dhe marrëdhënien e saj me babanë e fëmijëve të saj, Patris Berisha.

Së fundmi, Altuna Sejdiu (emri i plotë) ka bërë një reagim në InstaStory që u mori si një thumb për pikërisht për Patrisin.

Foto: Tuna/Instagram

“Baballarët e vërtetë mbështesin fëmijët e tyre pa pasur nevojë që t’ua kërkojë ligji”, thuhej në një postim që ka bërë Tuna.

Ndërkohë, Tuna dhe Patrisin pas ndarjes u përfolën edhe për një ribashkim, por dyshja nuk kanë folur publikisht për këtë e as nuk I kanë komentuar këta zëra.

Foto: Tuna/InstaStory

Ndryshe, sa i përket muzikës, kënga e fundit e Tunës është bashkëpunimi me Skerdin “A je”.

Dueti i tyre erdhi i kompletuar edhe nga ana vizuale dhe deri më tani ka grumbulluar mbi një milion klikime në kanalin e YouTube. /Telegrafi/

Foto: Arkiv