Please enter at least 3 characters.

Tufë derrash shkaktojnë aksident në autostradën 'Ibrahim Rugova' - lëndohet shoferi i automjetit

2022/01/derrast-e.png

Tufë derrash të egër kanë shkaktuar aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Rastin e ka bërë të ditur zyrtarja e policisë për media, Luljeta Mehmeti.

Ajo ka thënë se aksidenti ka ndodhur afër fshatit Duhel të Suharekës, si pasojë ngasësi i automjetit ka marrë lëndime trupore.

“Ju njoftojmë se rreth orës 19:40 në autostradën Ibrahim Rugova, përkatësisht në Duhel, një veturë me targa vendore ka goditur një tufë derrash të egër. Vozitësi i veturës ka marrë lëndime trupore si dhe sipas informacioneve qe kemi deri tash gjendja e tij është stabile”, ka thënë Mehmeti.

Ndërkaq, sipas policisë Shoqata e Gjuetarëve ka larguar derrat nga rruga dhe qarkullimi i automjeteve është normalizuar.

Në vendngjarje kanë dalë edhe njësitë relavante për mirmbajtjen e rrugës./Telegrafi/