Please enter at least 3 characters.

Trupi i Mbretëreshës Nefertiti, dyshohet të jetë nën varrin e Tutankhamunit

2016/01/trupi-i-mbret-euml-resh-euml-s-nefertiti-dyshohet-t-euml-jet-euml-n-euml-n-varrin-e-tutankhamunit_hd.jpg

Ekspertët besojnë se e kanë gjetur Nefertitin prapa një muri ku është i varrosur Tutankhamoni.

Gjetja e trupit të saj do të jetë një nga zbulimet më të mëdha të këtij shekulli në Egjipt, transmeton Telegrafi.

Fotografimet e reja që janë bërë me radar, tregojnë se ka diçka prapa murit të varrit, por analizat më të hollësishme janë dërguar që të bëhen në Japoni.

Ministri i Antikiteteve në Egjipt, Mamdough al-Damaty, ka thënë se “më herët, kemi qenë të sigurt, 60 për qind, se ka diçka prapa murit. Por, me fotografimet e fundit të skanerit, mund të themi se jemi 90 për qind të sigurt se prapa murit do të del diçka”.

Zbulimi i trupit të Nefertitit do të hidhte dritë në një pjesë misterioze të historisë së Egjiptit, për të cilën dihet shumë pak. /Telegrafi/