Please enter at least 3 characters.

Trupat gjermane kthehen në shtëpi nga Afganistani

2021/06/w.jpeg
334:"30 June 2021, Lower Saxony, Wunstorf: Several Airbus A400M transport aircraft of the Germany Bundeswehr can be seen parked at the Wunstorf air base. Germany has withdrawn the last Bundeswehr soldiers from Afghanistan, ending its mission in the country, sources told dpa on Tuesday evening. Photo: Hauke-Christian Dittrich/dpa-Pool/dpa
32:"Hauke-Christian Dittrich/dpa-Poo

Ushtarët e fundit të misionit të Gjermanisë në Afganistan pritet të kthehen në bazën ajrore Wunstorf në Saksoninë e Ulët të mërkurën.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kontingjenti përfundimtar i trupave u largua nga kampi fushor në Mazar-i-Sharif në veri të vendit natën e kaluar, duke i dhënë fund 20 viteve të përfshirjes ushtarake gjermane në Afganistan.

Ministrja gjermane e mbrojtjes Annegret Kramp-Karrenbauer tha se "një kapitull historik" po mbyllej.

Ajo tha se kishte qenë "një vendosje intensive që ka sfiduar dhe formuar Bundeswehr, në të cilin Bundeswehr ka provuar veten në luftime".

Ndryshe, siç shkruan dpa, pesëdhjetë e nëntë ushtarë gjermanë humbën jetën në Afganistan, 35 prej tyre në sulme ose në luftime.

Misioni kushtoi më shumë se 12 miliardë euro. /Telegrafi/