Trump zbulon një moment nga takimi me Putinin: I thashë - a je tigër prej letre?
Presidenti amerikan, Donald Trump ka komentuar me tone të ashpra luftën në Ukrainë dhe rolin e presidentit rus, Vladimir Putin, duke shprehur zhgënjim të thellë për mënyrën se si është zhvilluar konflikti.
Në një deklaratë të bërë gjatë një ngjarje në Alaska, lideri amerikan tha se ishte takuar me Putinin dhe kishte pasur një "takim të mirë", por u shpreh i habitur nga veprimet e mëvonshme të liderit rus.
"U takuam me Putinin në Alaska. Patëm një takim të mirë. Pastaj ai u kthye dhe filloi të dërgonte dronë në Kiev", tha 79-vjeçari.
Trump:
We met with Putin in Alaska. I had a good meeting.
Then he went back sending drones into Kiev.
I said I thought we had a good meeting. pic.twitter.com/LTPBe7QbPY
— Clash Report (@clashreport) September 30, 2025
Duke komentuar mbi ecurinë e luftës në Ukrainë, Trump shtoi se "i thashë: Mendova se patëm një takim të mirë. Nuk dukesh mirë. Ke katër vjet që lufton një luftë që duhet të kishte mbaruar për një javë. A je një tigër prej letre? Jam shumë i zhgënjyer nga Putini".
I njohur për stilin e drejtpërdrejtë dhe shpesh kontradiktor, ai ka përsëritur disa herë gjatë viteve të fundit se nëse do të ishte ende president, lufta në Ukrainë nuk do të kishte ndodhur ose do të ishte zgjidhur shumë shpejt.
Këto deklarata vijnë në një moment kritik për konfliktin që vazhdon të rëndojë mbi sigurinë globale dhe mbi marrëdhëniet SHBA-Rusi. /Telegrafi/
Trump:
I said to Putin: "You don't look good. You are 4 years fighting a war that should have taken a week. Are you a paper tiger?" pic.twitter.com/A3V9vGMiGI
— Clash Report (@clashreport) September 30, 2025
Trump:
I am so disappointed in Putin. I thought he would get this thing over with. He should have had that war done in a week. pic.twitter.com/ZKYvQZI5Ix
— Clash Report (@clashreport) September 30, 2025


