Please enter at least 3 characters.

Trump thumbon Melonin para samitit të NATO-s me një postim në rrjete sociale

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka postuar një imazh ku shfaqet pranë kryeministres italiane, Giorgia Meloni, me mbishkrimin: "Nevojitet një urdhër kufizues".

Një urdhër kufizues është një masë paraprake me anë të së cilës një urdhër gjykate kërkon që autori i krimit të mbajë distancë nga personi tjetër.

Postimi u shfaq vetëm disa orë para samitit të NATO-s në Ankara, i planifikuar për 7 dhe 8 korrik , në të cilin pritet të marrin pjesë të dy udhëheqësit.



Sipas Corriere della Sera, qeveria italiane nuk ka ndërmend këtë herë të reagojë “ndaj këtij provokimi”.

Foto duket se thellon përçarjen midis presidentit amerikan dhe kryeministres italiane, duke shënuar një ftohje të mëtejshme të marrëdhënieve midis dy vendeve.

Dallimet filluan të dolën në pah në pranverën e vitit 2026, mbi çështje që lidhen me menaxhimin e krizave në Lindjen e Mesme dhe Iran, kritikat e Trumpit ndaj Papa Leos XIV dhe distancimin gjithnjë e më të madh të Italisë nga disa nga kërkesat e administratës amerikane brenda NATO-s.

Pika e kthesës erdhi më 19 qershor, kur Trump tha në një intervistë se Meloni "e kishte lutur të bënin një foto së bashku" gjatë G7 dhe se ai kishte rënë dakord vetëm "nga keqardhja".

Kryeministrja italiane i përshkroi pretendimet si "krejtësisht të shpikura".

Fjalët e Trumpit shkaktuan një reagim të fortë në Itali dhe pasoja të menjëhershme diplomatike, përfshirë anulimin e një vizite në SHBA nga Ministri i Jashtëm Antonio Tajani. /Telegrafi/