Trump thotë se lufta me Iranin mund të përfundojë brenda 'dy javësh', me ose pa marrëveshje
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se lufta në Iran do të përfundojë "shumë shpejt", duke dhënë një afat kohor prej dy deri në tre javësh, ndërsa Shtëpia e Bardhë njoftoi se Trump do t'i mbajë një fjalim kombit të mërkurën në mbrëmje "për të ofruar një përditësim të rëndësishëm mbi Iranin".
Trump pretendoi se SHBA-të do ta kenë mbaruar konfliktin "ndoshta brenda dy javësh, ndoshta disa ditësh më shumë për të bërë punën. Por ne duam të shkatërrojmë çdo gjë që ata kanë".
"Kur të ndiejmë se ata, për një periudhë të gjatë kohore, janë të futur në epokën e gurit dhe nuk do të jenë në gjendje të dalin me një armë bërthamore, atëherë do të largohemi", tha ai.
"Pavarësisht nëse kemi një marrëveshje apo jo, është e parëndësishme", shtoi ai, transmeton Telegrafi.
Ai tha se SHBA-të mund të arrijnë një marrëveshje me Iranin para se të mbarojnë javët e ardhshme, por tha, nëse jo,
"Do të godasim disa ura, kemi disa ura të mira në mendje. Por nëse ata vijnë në tryezë, kjo do të jetë mirë", theksoi ndër tjera.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Izraeli do të vazhdojë me fushatën e tij ushtarake kundër Teheranit, duke deklaruar se do të vazhdojë të "shkatërrojë regjimin terrorist të Iranit".
"Fushata nuk ka mbaruar. Ne do të vazhdojmë të shtypim regjimin terrorist", tha ai në një deklaratë televizive.
TUNE IN: Tomorrow night at 9PM ET, President Trump will give an Address to the Nation to provide an important update on Iran.
— Karoline Leavitt (@PressSec) March 31, 2026
Komentet e Netanyahut erdhën menjëherë pasi presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, tha se vendi i tij kishte "vullnetin e nevojshëm" për t'i dhënë fund luftës me Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara, por po kërkonte garanci se konflikti nuk do të përsëritej.
"Ne kemi mbetur të palëkundur në misionin tonë dhe kemi ndryshuar fytyrën e Lindjes së Mesme", shtoi Netanyahu, duke pohuar se pavarësisht luftës së vazhdueshme, Izraeli ishte shfaqur si një "fuqi rajonale".
Një sulm me dron nga Irani dhe aleatët e tij goditi një rezervuar karburanti në Aeroportin Ndërkombëtar të Kuvajtit, duke shkaktuar një zjarr, thanë autoritetet.
Agjencia shtetërore e lajmeve KUNA tha se sulmi të mërkurën në mëngjes shkaktoi një "zjarr të madh" në aeroport.
Ajo tha se nuk kishte të lënduar të menjëhershëm nga sulmi dhe zjarrfikësit po punonin për të kontrolluar flakët.
Aeroporti Ndërkombëtar i Kuvajtit është sulmuar më parë nga Irani gjatë luftës. Raporti i KUNA-s sugjeroi se sulmi mund të jetë nisur nga milicitë në Irak të mbështetura nga Irani.
Në një tjetër sulm, Bahreini tha herët të mërkurën në mëngjes se po punonte për të shuar një zjarr në një objekt biznesi që rezultoi nga një sulm iranian, dhe një tanker u sulmua në brigjet e Katarit, thanë autoritetet.
Ndërkohë, transmetuesi shtetëror iranian IRIB tha se zonat në Teheranin verior, lindor dhe qendror u sulmuan të mërkurën.
SECRETARY RUBIO: NATO wasn’t just about defending Europe, but allowing us to have military bases in Europe for our national security.
If we’ve reached a point where the NATO alliance means that we can’t use those bases to defend our interests, then it’s a one-way street. pic.twitter.com/GzihSgbqQE
— Department of State (@StateDept) April 1, 2026
Ndërsa Shtetet e Bashkuara marrin një ton gjithnjë e më armiqësor ndaj aleatëve të tyre, Sekretari i Shtetit, Marco Rubio tha se vendi i tij "do të duhet të rishqyrtojë" marrëdhënien e tij me NATO-n sapo të përfundojë lufta kundër Iranit.
"Mendoj se nuk ka dyshim, për fat të keq, pasi të përfundojë ky konflikt, do të duhet ta rishqyrtojmë atë marrëdhënie. Do të duhet të rishqyrtojmë vlerën e NATO-s në atë aleancë për vendin tonë", tha Rubio për prezantuesin Sean Hannity në Fox News.
Ai shtoi se "në fund të fundit" do të jetë një vendim që do ta marrë presidenti Donald Trump.
Diplomati më i lartë amerikan tha se kishte qenë "një nga mbrojtësit më të fortë të NATO-s", ndërsa ishte në Senatin e SHBA-së sepse "i gjente vlerë të madhe".
Pjesa më e madhe e kësaj vlere ishte në pasjen e bazave ushtarake në Evropë, që i lejonin ushtrisë amerikane "të projektonte pushtetin në pjesë të ndryshme të botës", tha Rubio.
"Nëse tani kemi arritur në një pikë ku aleanca e NATO-s do të thotë që nuk mund t'i përdorim ato baza, që në fakt nuk mund t'i përdorim më ato baza për të mbrojtur interesat e Amerikës, atëherë NATO është një rrugë me një drejtim", shtoi ai.
Rubio shkoi më tej, duke thënë se ndërsa Uashingtoni nuk po u kërkonte aleatëve të NATO-s të kryenin sulme ajrore si pjesë e luftës kundër Iranit, "kur kemi nevojë që ata të na lejojnë të përdorim bazat e tyre ushtarake, përgjigjja e tyre është 'Jo?' Atëherë pse jemi në NATO? Ju duhet ta bëni këtë pyetje".
Komentet e tij erdhën pasi Trump sulmoi përsëri aleatët që nuk kanë qenë të gatshëm të bëjnë më shumë për të mbështetur përpjekjet e luftës së SHBA-së kundër Iranit, duke u thënë atyre "të shkojnë të marrin naftën e tyre" dhe duke thënë se nuk ishte detyra e Amerikës të siguronte Ngushticën e Hormuzit. /Telegrafi/


