Please enter at least 3 characters.

Trump presion autoriteteve për zhvillimin e vaksinës para zgjedhjeve

2020/02/www-4.jpg
187:"President Donald Trump speaks during a meeting with Ecuadorian President Lenin Moreno in the Oval Office of the White House, Wednesday, Feb. 12, 2020, in Washington. (AP Photo/Evan Vucci)
2:"AP

Presidenti amerikan, Donald Trump ushtroi sërish sot presion mbi autoritetet për zhvillimin dhe miratimin e një vaksinë kundër coronavirusit të ri.

“Dikush ose kushdo në FDA po ia vështirësojnë punën kompanive të ilaçeve për të rekrutuar vullnetarë për testimin e vaksinave dhe trajtimeve. Natyrisht, ata shpresojnë të vonojnë përgjigjen deri pas 3 nëntorit, por duhet të përqendrohen te shpejtësia dhe shpëtimi i jetëve”, postoi Trump në Twitter.

Trump ka thënë se shpreson që të zhvillohet një vaksinë rreth kohës së zgjedhjeve.

Sidoqoftë, ekspertët kanë paralajmëruar se çdo ndërhyrje politike në procesin e testimit dhe miratimin e vaksinave mund të hedhë dyshime dhe të minojë sigurinë dhe legjitimitetin e saj. /kp/