Please enter at least 3 characters.

Trump: Po negociojmë, por armëpushimi përfundon të mërkurën - do të detyrohemi të hedhim sërish bomba në Iran

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se negociatat me Iranin do të vazhdojnë gjatë fundjavës, por paralajmëroi se armëpushimi mund të përfundojë nëse nuk arrihet një marrëveshje deri të mërkurën.

Duke folur për gazetarët në bordin e aeroplanit, Air Force One gjatë kthimit për në Uashington, presidenti tha se “po negociojmë gjatë fundjavës”.

Megjithatë, ai këmbënguli se bllokada amerikane, e cila nisi të hënën, “do të mbetet” në fuqi, shkruan skynews.

"Ndoshta nuk do ta zgjas armëpushimin. Pra, kemi një bllokadë dhe, për fat të keq, do të na duhet të fillojmë të hedhim bomba përsëri", pohoi lideri amerikan.

Komentet e tij vijnë pas pretendimeve nga Irani se do të heqë bllokadën e vet në Ngushticën e Hormuzit.

Irani ka paralajmëruar se mund të ndërmarrë veprime nëse bllokada amerikane vazhdon.

Ndryshe, SHBA-ja dhe Irani kishin arritur një marrëveshje për një armëpushim dy-javor. /Telegrafi/