Trump ndërpret takimin me udhëheqësit evropianë për të telefonuar Putinin
18/08/2025
Sky News mëson se Donald Trump ka ndërprerë takimin me udhëheqësit evropianë për të telefonuar Vladimir Putinin.
Kuptohet se ai e zhvilloi telefonatën në një pjesë tjetër të Shtëpisë së Bardhë, nga vendi ku po takohej me udhëheqësit evropianë.
Kjo vjen pasi gazeta gjermane Bild raportoi për zhvillimin dhe tha se takimi do të vazhdonte më pas, transmeton Telegrafi.
Trump fillimisht tha se do ta telefononte udhëheqësin rus pasi të takohej me udhëheqësit në Uashington.
Ndryshe, Trump dhe Putin kanë zhvilluar një takim ditë më parë në Alaska, ku dyshja diskutuan për mundësinë që t’i jepet fund luftës në Ukrainë. /Telegrafi/


