Please enter at least 3 characters.

Trump: Amerikanët solidarizohen me popullin britanik

2017/05/1-445.jpg

Presidenti amerikan Donald Trump ka thirrur kryeministren britanike Theresa May pas sulmit vetëvrasës në Mançester, në të cilin humbën jetën 22 persona të pafajshëm dhe i ka shprehur asaj solidaritetin me qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar.

Trump dhe May në bisedën telefonike u pajtuan se sulmi ishte “veçanërisht i pashpirt dhe vicioz”, njoftoi Shtëpia e Bardhë, transmeton Reuters.