Please enter at least 3 characters.

Trump: 75 milionë patriotët që votuan për mua, do ta kenë një zë të fuqishëm në të ardhmen

2021/01/800-1.jpeg

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se 75 milionë amerikanët që votuan për të, do ta ngrisin zërin në të ardhmen.

Reagimi i Trumpit vjen pasi Kongresi certifikoi fitoren e kandidatit të demokratëve Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së.

Më 6 janar, kur edhe do të ndodhte konfirmimi i fitores së Biden, një turmë e mbështetësve të Trumpit vërshuan Kongresin amerikan, derisa si pasojë e këtyre trazirave vdiqën pesë persona.

“75 milionë patriotë të mëdhenj amerikanë që votuan për mua, do të kenë një 'zë të fuqishëm' në të ardhmen. Ata nuk do të trajtohen padrejtësisht në asnjë mënyrë”, u shpreh Trump në Twitter.

Pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve presidenciale në SHBA, inaugurimi i Presidentit pritet të bëhet më 20 janar të këtij viti. /Telegrafi/