Triumf i thellë dhe historik: Kosova siguron fazën e playoff-it për Botëror
Kosova e ka mbyllur me sukses fazën e grupeve në kualifikimet evropiane për Kupën e Botës, duke siguruar kualifikimin në ‘play-off’ dhe avancimin në Ligën B për edicionin e ardhshëm.
“Dardanet” kanë shënuar një fitore historike në ndeshjen e fundit, duke e mposhtur Gjibraltarin në udhëtim me rezultat bindës 8-0.
Ndeshja u dominua plotësisht nga Kosova, e cila shënoi pesë herë vetëm në pjesën e parë.
Serinë e golave e hapi Donjeta Halilaj, e ndjekur nga kapitenia Erëleta Memeti, e cila realizoi dy herë.
Në listën e shënuesve u regjistruan gjithashtu Kaltrina Biqkaj, Lumbardha Misini, Modesta Uka, Blerta Smaili dhe Gentiana Fetaj, e cila vulosi rezultatin 8-0 në fund të takimit.
Ky ishte triumfi më i thellë i Kosovës në këtë kampanjë, duke përforcuar edhe më shumë pozitat e saj në grup.
Më herët, Kosova kishte mposhtur Gjibraltarin edhe në Prishtinë 6:0, si dhe kishte marrë dy fitore ndaj Bullgarisë.
Grupi u mbyll me Kosovën dhe Kroacinë me nga 15 pikë, por “Dardanet” dolën të parat falë goldallimit më të mirë. Kosova realizoi 20 gola dhe pësoi vetëm 3, duke lënë pas Kroacinë në renditje./Telegrafi/


