Tri pistoleta të fshehura gjenden në një autobus në Hungari, arrestohet një person në Prishtinë
04/07/2026
Një person ka rapotuar më 01.07.2026 në autobusin e tij të ndaluar në Hungari janë gjetur dhe sekuestruar tri pistoleta të fshehura.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti është raportuar në Prishtinë.
Tutje siç thuhet në raporti më 03.07.2026 është arrestuar i dyshuari dhe me vendim të prokurorit, është kontrolluar shtëpia e tij, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se me 01.07.2026 në autobusin e tij të ndaluar në Hungari, janë gjetur dhe sekuestruar tri pistoleta të fshehura. Me 03.07.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit, është kontrolluar shtëpia e tij, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

