Tri ekipe të Serie A synojnë transferimin e sulmuesit të Borussia Dortmund
Tri ekipe të Serie A, AS Roma, AC Milan dhe Juventusi raportohet se po shqyrtojnë një lëvizje për sulmuesin e Borussia Dortmund, Fabio Silva, gjatë afatit kalimtar së janarit, sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano.
E ardhmja e sulmuesit portugez mbetet e paqartë, pasi lojtari po konsideron largimin nga Signal Iduna Park vetëm disa muaj pas mbërritjes së tij.
Silva ka hasur vështirësi në sigurimin e një vendi titullari në formacionin e Niko Kovaç, duke grumbulluar rreth 90 minuta lojë në 10 paraqitje, pa qenë asnjëherë titullar.
Roma po vëzhgon prej kohësh tregun për të forcuar repartin e avancuar, me Silvën dhe sulmuesin e Manchester United, Joshua Zirkzee, si dy nga opsionet në listë.
Ndërkohë, AC Milan mund të ndërmarrë hapa konkretë drejt transferimit të Silvës nëse largohet Santiago Gimenez, i cili së fundmi është lidhur me një kalim të mundshëm larg San Siros pas rënies në formë. /Telegrafi/


