Please enter at least 3 characters.

Tri blerjet e vitit të shkuar që Real Madridi pret shumë prej tyre, ata kanë edhe një sezon përpara për te treguar vetën

2020/09/15988719420624.jpg

Real Madridi nuk do të kërkojë të bëjë përforcime këtë verë dhe do të shpresojë që Eden Hazard, Luka Jovic dhe Eder Militao të përmirësohen pasi sezoni i tyre i parë në klub ishte shumë i dobët.

Të tre lojtarët iu bashkuan me Real Madrid verën e kaluar me një tarifë të kombinuar prej 210 milionë eurosh, por të gjithë dështuan të bënin ndikimin e dëshiruar dhe kërkuar në “Santiago Bernabeu”.

Nga nënshkrimet e vitit të kaluar, vetëm Ferland Mendy dhe Rodrygo Goes impresionuan në editonin debutues, ku ‘Los Blancos’ ngritën lartë  titullin e La Ligas pasi tre vitesh.

Hazard u dëmtua shpesh në sezonin e tij të parë, duke munguar shkaku i tri dëmtimeve, ndërsa luajti vetëm 22 ndeshje për Real Madridin, duke shënuar vetëm një gol, por kishte dhënë shtatë asistime.

Belgu ua ka bërë të qartë të gjithëve se sezoni i ardhshëm do të jetë viti i tij. "Ju mund të më gjykoni në sezonin tim të dytë", ka thënë Hazard.

Hazard do të kërkojë të kthej formën që e kishte te Chelsea, por do të ketë nevojë për vazhdimësi dhe një sezon pa dëmtime.

Mungesa e minutave të Jovic e bëri të vështirë vendosjen e tij në kryeqytetin spanjoll dhe në sezonin e parë ai e gjeti rrjetën vetëm dy herë.

Disa herë, 22-vjeçari duket se ishte i shkëputur nga ekipi, me Karim Benzema që nuk diskutohej asnjëherë si startues.

Pavarësisht se ishte i lidhur me një largim nga Real Madrid, Jovic do të vazhdojë edhe për një sezon të dytë.

Nënshkrimi përfundimtar që nuk arriti të bëjë përshtypje sezonin e kaluar ishte Militao.

Braziliani ishte qendërmbrojtësi i tretë sa i përket zgjedhjes te Real Madridi dhe nuk arriti të kërcënojë partneritetin e frikshëm të Sergio Ramos dhe Raphael Varane.

Shfaqjet e Militao gjithashtu krijuan dyshime për qëndrueshmërinë e tij mbrojtëse./ Telegrafi/