Please enter at least 3 characters.

Trepça raporton rritje 69.1% të të hyrave, i kundërpërgjigjet Ymeri:  2025-ta përfundoi me 2.1 milionë euro humbje

Ndërmarrja Trepça ka bërë të ditur se Terminali Doganor i kompanisë ka shënuar rritje të konsiderueshme të të hyrave gjatë tetë muajve të parë të vitit 2026.

Sipas kompanisë, në periudhën janar–gusht 2026, mesatarja mujore e të hyrave është rritur për 69.1 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.



Trepça ka njoftuar se rritje të të hyrave është shënuar në 7 nga 8 muajt e krahasuar, duke e cilësuar këtë si tregues të një performance të qëndrueshme dhe të një trendi pozitiv.

“Performancë e qëndrueshme dhe trend pozitiv” dhe “shërbim efikas për operatorët ekonomikë”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Ndërkohë, deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka reaguar duke rikujtuar gjendjen financiare të ndërmarrjes gjatë vitit të kaluar.

“Trepça e ka përmbyll vitin e kaluar me -2.1 milionë euro. Minus!”, ka shkruar Ymeri./Telegrafi/