Please enter at least 3 characters.

Treni goditi emigrantët në Francë, të paktën një viktimë

2021/11/tgv-the-train-station-calais-frethun-exit-paris-regional-train-station-depth-eurostar-route-high-position-sncf-french-state-railway.jpg

Një person humbi jetën dhe tre u plagosën në një tragjedi me emigrantësh në Francë.

Një tren u përplas me një grup emigrantësh që lëviznin në shina pranë Calais në veri të shtetit francez.

Frank Dersen, një zyrtar i rajonit O de France, tha se ata ishin emigrantë nga Eritrea, raporton reuters.

Operatori hekurudhor SNCF njoftoi se qarkullimi në linjën Kale-Dunkirk do të pezullohet deri në mëngjes.

Ndryshe, autoritet franceze kanë filluar hetimet rreth ngjarjes së kobshme. /Telegrafi/