Please enter at least 3 characters.

Tre yjet që mund të largohen nga Chelsea që në janar

2018/12/GettyImages-1067469600.jpg
278:"LONDON, ENGLAND - DECEMBER 02: Pedro of Chelsea celebrates with teammates after scoring his team's first goal during the Premier League match between Chelsea FC and Fulham FC at Stamford Bridge on December 2, 2018 in London, United Kingdom. (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)
12:"Getty Images

Chelsea e ka nisur mirë nën drejtimin e Maurizio Sarrit, ku aktualisht janë në vendin e tretë .

Dy humbje me Wolverhamptonin dhe Tottenhamin, janë të vetmet, por Chelsea  është i vetmi që e ka mundur Manchester Cityn në Ligën Premier.

Londinezët e kanë nisur mirë edhe në grupet e Ligës së Evropës.

Skuadra luan një stil sulmues dhe të rrjedhshëm të futbollit nën drejtimin e Sarrit.

Lojtarët si Eden Hazard dhe Willian ushqejnë futbollin sulmues, dhe po gjenden mirë te Chelsea.

Por janë tre lojtarë që nuk e kanë gjetur vetën te Chelsea dhe mund të duan të largohen që në janar.

Gary Cahill mund të jetë kapiten i skuadrës, por ai nuk po mund ta udhëheqë ekipin.

Me David Luiz, Antonio Rudiger, Andreas Christensen dhe Ethan Ampadu, ai mbetet rezervë.

I radhës është Moses, që e ka humbur vendin në ekip për shkak të ndryshimit në sistem.

Moses nuk po mund të konkurrojë me Willian apo Pedron.

Drinkwater është një lojtar i mirë, por ai nuk ka shanse të gjejë jë vend në këtë skuadër të Chelseat.

Mateo Kovacic, Ross Barkley, Ruben Loftus Cheek, Cesc Fabregas, Jorginho dhe Ngolo Kante është mesfusha e Chelseat.  /Telegrafi/