Tre ushtarë vdesin nga shpërthimi brenda tankut në Japoni
Tre ushtarë humbën jetën nga një shpërthim i një predhe brenda tytës së topit të tankut gjatë stërvitjes ushtarake në Japoni.
Një predhë shpërtheu brenda një tanku gjatë një ushtrimi në një zonë stërvitore të ushtrisë japoneze në jug të vendit, duke vrarë tre ushtarë dhe duke plagosur një tjetër, thanë zyrtarët.
Shpërthimi ndodhi kur tre ushtarët - komandanti i tankut, një gjuajtës dhe një oficer sigurie - ndodheshin brenda frëngjisë (kupolës së tankut) në një tank luftarak Type 10 gjatë një ushtrimi me zjarr të vërtetë në rajonin Oita.
Ushtari i katërt brenda tankut, shoferi, mbijetoi por u plagos, raportojnë mediat.
Autoritetet ushtarake kanë pezulluar përkohësisht ushtrimet me zjarr të vërtetë me tanket Type 10 dhe Type 90, ndërsa po hetojnë shkakun e incidentit.
Hetimet po vazhdojnë për të përcaktuar se si ndodhi shpërthimi dhe për të parandaluar raste të ngjashme në të ardhmen. /Telegrafi/


