Please enter at least 3 characters.

Tre trajnerët e mëdhenj italianë që po presin një telefonatë nga klubet

2020/10/16ueh9pngmmt41exf4vdilrcx9.jpg
268:"NAPLES, ITALY - DECEMBER 01: Coach of SSC Napoli Maurizio Sarri greets coach of Juventus Massimiliano Allegri during the Serie A match between SSC Napoli and Juventus at Stadio San Paolo on December 1, 2017 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)
12:"Getty Images

Serie A ka filluar teksa pjesë e saj nuk janë tre trajnerë shumë të mëdhenj dhe me bagazh të madh.

Massimiliano Allegri, Luciano Spalletti dhe Maurizio Sarri për momentin janë pa ndonjë klub dhe në pritje të ofertave.

Allegri ishte larguar nga Juventusi teksa që nga ajo kohë më nuk ka drejtuar asnjë skuadër.

Nga kampioni në fuqi i Italisë, Juventus u shkarkua këtë verë edhe trajneri Maurizio Sarri i cili fitoi titullin e kampionit.

Ndërkohë i papunë mbetet edhe Luciano Spalletti që ishte shkarkuar nga Interi dhe është në pritje të një oferte.

Më së afërmi rikthimit është Massimiliano Allegri, pasi prej disa javësh emri i tij është lidhur me stolin e Romës.

Giallorsoët që kanë ndërruar edhe pronar e duan me çdo kusht Allegrin si zëvendësim të Fonsecas dhe marrëveshja duket afër.

Gjithsesi Corriere dello Sport shkruan të tre trajnerët janë gati të rikthehen dhe janë në pritje të një telefonate. /Telegrafi/