Please enter at least 3 characters.

Tre të lënduar nga të shtënat në Roterdam të Holandës

2023/07/Holanda.jpg

Tre persona janë plagosur nga të shtënat në një karnaval veror në Roterdam të Holandës.

Policia thotë se të plagosurit dhe personi i armatosur u dërguan në spital, por nuk dihet për gjendjen e tyre shëndetësore, transmeton Telegrafi.

Sipas deklaratës së policisë, oficerët kishin gjuajtur disa herë tek personi i armatosur.

Në të njëjtin event kishin ndodhur të shtëna edhe më herët gjatë ditës, deklaroi policia në një deklaratë të veçantë.

Autoritetet thanë se të shtënat ndodhën në Coolsingel - një rrugë qendrore në Roterdam. /Telegrafi/