Please enter at least 3 characters.

Tre të lënduar nga aksidenti në Llapashticë të Podujevës

2019/05/Policia-e-Kosoves-foto-Ridvan-Slivova-02-780x439-1-1.jpg

Rreth orës 08:30 në fshatin Llapashticë të Podujevës, ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete.

Rastin e ka konfirmuar policia.

Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore.

Personat e lënduar janë  dërguar  për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.