Tre të lënduar e tre të arrestuar nga rrahja mes tifozëve të Dritës dhe Copenhagenit në Prishtinë
29/07/2025
Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e rrahjes mes dy tifozërive në rrugën “2 Korriku” në qendër të Prishtinës.
Enis Pllana nga Policia e Kosovës ka konfirmuar se tre persona janë arrestuar ndërsa disa të tjerë janë shoqëruar në stacionin policor.
Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor, raporton Kallxo.com.
Në këtë rrahje janë përfshirë tifozët e dy klubeve futbollistike të cilat do të luajnë sonte në Prishtinë, Drita dhe Copenhagen.
Drita dhe Copenhagen ndeshen sonte, më 29.07.2025, në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.
Ndeshjen e parë e ka fituar klubi danez me rezultat 2-0.


