Please enter at least 3 characters.

Tre të arrestuar në Tiranë për dhunë në familje

2024/07/auto_dhuna-11687162624.jpg

Tre persona janë arrestuar në Tiranë për dhunë në familje, njofton Policia e kryeqytetit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasin T. Z., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin H. Ç., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Gjithashtu, po nga këta specialistë u ndalua shtetasi K. S., 31 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë. /Telegrafi/