Please enter at least 3 characters.

Tre persona të lënduar pas një mosmarrëveshjeje në Vushtrri, dyshohet se u përdor sëpatë

Policia e Kosovës ka njoftuar se tre persona kanë pësuar lëndime pas një mosmarrëveshje me disa persona, ku dyshohet se ishte përdorur edhe një mjet i mprehtë-sëpatë.

Rasti është cilësuar si lëndim i rëndë trupor.

“Vushtrri / 14.08.2026 – 00:10. Është raportuar se tre viktima kosovarë kanë pësuar lëndime pas një mosmarrëveshje me disa persona, ku dyshohet se ishte përdorur edhe një mjet i mprehtë-sëpatë, për çka të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Lidhur me rastin personat e dyshuar ndodhen në kërkim policor, derisa rasti i nënshtrohet procedurave përkatëse hetimore. /Telegrafi/