Please enter at least 3 characters.

Tre persona dërgohen në vuajtje të dënimit pas arrestimeve në Prishtinë, Obiliq dhe Drenas

Policia e Kosovës ka realizuar disa urdhëresa gjyqësore më 20 maj 2026, duke arrestuar tre persona të kërkuar në rajone të ndryshme të vendit.

Në Prishtinë në rrugën “Gustave Majer”, rreth orës 13:00 është arrestuar një person i kërkuar mashkull kosovar në bazë të dy urdhëresave të lëshuara nga gjykata. Pas arrestimit, ai është dërguar në vuajtje të dënimit.

Një tjetër arrestim është realizuar në Obiliq rreth orës 11:35, ku po ashtu një person i kërkuar është ndaluar në bazë të urdhëresës së gjykatës dhe është dërguar për vuajtje të dënimit.

Ndërkaq, në Drenas rreth orës 15:49, policia ka arrestuar një tjetër person të kërkuar me urdhëresë gjyqësore, i cili më pas është dërguar në institucion korrektues për vuajtjen e dënimit. /Telegrafi/