Please enter at least 3 characters.

Tre lojtarët që kanë arritur shpejtësinë më të madhe në Kupën e Botës, Ronaldo "me krahë" i prinë listës

2018/06/Cristiano-Ronaldo1.jpg
278:"MOSCOW, RUSSIA - JUNE 20: Cristiano Ronaldo of Portugal celebrates after scoring his team's first goal during the 2018 FIFA World Cup Russia group B match between Portugal and Morocco at Luzhniki Stadium on June 20, 2018 in Moscow, Russia. (Photo by Maddie Meyer/Getty Images)
12:"Getty Images

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo është lojtari që ka arritur shpejtësinë më të madhe deri më tani në Kupën e Botës "Rusia 2018".

Kampionati Botëror ka filluar javën e kaluar, por dita ditës po arrin të marr nxehtësinë e ndeshjeve të forta dhe veprimeve individuale që po pëlqehen nga tifozët.

Njëra nga gjërat që ka rënë në sy të tifozëve dhe ithtarët e statistikave është shpejtësia që futbollistët kanë shfaqur gjatë ndeshjeve të para të grupeve.

Është kapiteni i Kombëtares së Portugalisë, Cristiano Ronaldo që përveç golave të shënuara ka arritur edhe shpejtësinë më të madhe deri më tani.

Ronaldo kryeson listën, duke lënë mbrapa vete futbollistin e Perusë, Luis Advincula dhe sulmuesin anësor kroat, Ante Rebic.

Cristiano Ronaldo (Getty Images)

Ylli portugez në ndeshjen ndaj kombëtares së Spanjës ka arritur shpejtësi prej 'leopardi' duke vrapuar me 33.95 kilometra në orë (k/h).

Në vendin e dytë gjendet Advincula, i cili gjithashtu ka befasuar me shpejtësinë e tij prej 33.77 k/h në ndeshjen ndaj Danimarkës.

Futbollisti që zë vendin e tretë në listën e më të shpejtëve është ylli kroat Rebic, i cili ndaj Nigerisë vrapoi me 33.30 k/h. /Telegrafi/