Tre lojtarë mund të largohen nga Man Utd pas mbylljes së afatit kalimtar
Tre lojtarë të Manchester United mund të largohen ende nga klubi këtë verë, pavarësisht se afati kalimtar i verës është mbyllur.
Afati u mbyll zyrtarisht të hënën në orën 19:00, me United që tentoi të përfundonte lëvizjet si për hyrje, ashtu edhe për dalje.
Skuadra e Ruben Amorim ka kaluar një verë të vështirë, pavarësisht se ka shpenzuar rreth 200 milionë në total për sulmuesit Bryan Mbeumo, Matheus Cunha dhe Benjamin Sesko.
Një portier i ri u bë prioriteti kryesor për United pasi Amorim largoi Andre Onanan dhe e zëvendësoi atë me portierin rezervë Altay Bayindir.
Megjithatë, lojtarë të tjerë mund të largohen, pavarësisht se afati kalimtar është mbyllur.
Ndërsa në të pesë ligat kryesore të Europës afati është mbyllur në orën 19:00 ose, në rastin e La Ligas, në orën 22:59 të së hënës, afati i transferimeve në Superligën e Arabisë mbetet i hapur deri më 10 shtator.
Klubet e Superligës së Turqisë, ndërkohë, mund të finalizojnë marrëveshje deri më 11 shtator.
Dhe megjithëse është një destinacion pak i mundshëm për lojtarët e United, afati kalimtar në Superligën e Katarit mbetet i hapur deri më 16 shtator.
Kjo mund të hapë rrugën që Amorim të zgjidhë çështjen e thellësisë në portë, me Lammens që pritet t’i bashkohet Onanas, Bayindirit dhe Tom Heaton si opsione në portë.
Bayindir u largua nga Fenerbahce për t’u bashkuar me United në verën e vitit 2023 dhe një rikthim në Turqi mbetet një opsion me afatin e tyre që është ende i hapur.
Dhe lojtari i tretë që mund të largohet është mbrojtësi i majtë Tyrell Malacia, i vetmi nga pesë lojtarët e padëshiruar të United që nuk arriti të largohej nga ‘Old Trafford’ këtë verë./Telegrafi/


