Please enter at least 3 characters.

Tre gjigantët e Ligës Premier duan Kessien

2023/03/kessie-3.jpg
157:"2JPENCF BARCELONA - AUG 13: Franck Kessie in action during the LaLiga match between FC Barcelona and Rayo Vallecano at the Spotify Camp Nou Stadium on August
17:"Alamy Stock Photo

Mesfushori i Barcelonës, Franck Kessie po tërheq interesim në klubet e mëdha të Ligës Premier, të cilat duan ta transferojnë në afatin kalimtar veror.

Pas një fillimi të ngadaltë, Kessie po shkëlqen te Barcelona këtë sezon nën drejtimin e trajnerit Xavit, pasi erdhi në verë nga Milani.

Megjithatë, duke pasur parasysh shqetësimet financiare të Barçës, lojtari nga Bregu i Fildishtë është një kandidat kryesor për të arkëtuar para nga shitja e tij në mënyrë që të lehtësojë presionin e Fair Play Financiar.

Mesfushori energjik ka përfunduar në radarin e klubeve të mëdha angleze nga Liga Premier.

Sipas gazetës Mundo Deportivo, Tottenham Hotspur, Chelsea dhe Manchester United janë të gjithë të interesuar për mesfushorin.

Të tre gjigantët do të kërkonin të blinin plotësisht Kessien, i cili iu bashkua Barçës në një transferim të lirë nga Milani. /Telegrafi/