Transferimet më të mira në secilin nga 15 sezonet e fundit në afatin kalimtar të janari në La Liga
Çdo drejtues klubi shpesh thotë se afati kalimtar i janarit është i vështirë për të kryejnë marrëveshje, por ka pasur disa histori suksesi ndër vite, sidomos në La Liga.
Klubet shpesh nga rezultatet e dobëta në vjeshtë, por edhe lëndimet, futen në afatin kalimtar të janarit për tu përforcuar. Shpesh herë transferimet paguhen me shumë më të larta, se sa është vlera e lojtarit.
Ka pasur raste kur këto transferime të janarit kanë dështuar, ndërsa emri që vije në mendje i pari është ia Philippe Coutinho, kur kaloi nga Liverpooli te Barcelona për 120 milionë euro.
Por ka edhe nënshkrime të mira, sikurse së fundmi që ndodhi ai i Alvaro Moratas nga Chelsea te Atletico Madrid.
Cila është nënshkrimi më i mirë i dimrit i bërë në La Liga Santander gjatë 15 viteve të fundit në secilin edicion?
Marca ka renditur 15 nënshkrimet më të mira në secilin afat kalimtar të dimrit ndër vite.


