Please enter at least 3 characters.

Trajneri i Portugalisë, Santos: Përgëzime për Uruguain, eliminim trishtues për Portugalinë

2018/06/Santos.jpg
247:"SARANSK, RUSSIA - JUNE 25: Fernando Santos, Head coach of Portugal looks on during the 2018 FIFA World Cup Russia group B match between Iran and Portugal at Mordovia Arena on June 25, 2018 in Saransk, Russia. (Photo by Hector Vivas/Getty Images)
12:"Getty Images

Fernando Santos ka folur në konferencën për shtyp pas humbjes ndaj Uruguait në 1/8-tën e Kupës së Botës "Rusia 2018".

Portugalia ka humbur nga Uruguai me rezultat të ngushtë 2-1, me kombëtaren nga Amerika Latine që e sheh veten në çerekfinale.

Kjo humbje sipas trajnerit Santos është trishtuese për Portugalinë dhe popullin e saj, pasi kombëtarja e tyre u mundua shumë gjatë 90 minutave dhe bëri më të mirën.

"Para së gjithash, përgëzime për Uruguain. Është shumë trishtuese për Portugalinë, pasi e dimë se sheshet ishin plot në përkrahjen tonë dhe se njerëzit me të vërtetë po rrënjosen për ne", ka thënë fillimisht Santos pas ndeshjes.

Portugalia nuk u pajtua aspak me humbjen (Getty Images)

"Mund të ndiejmë praninë e tyre me ne dhe ka një trishtim të vërtetë në zhveshtore që ne nuk ishim në gjendje për ta bërë atë për ta".

"Në futboll, nuk ka fitore morale dhe do të kisha preferuar të luaja më keq dhe të fitoj ndeshjen".

"Por, unë mendoj se pjesa e dytë ishte shumë e mirë nga ne në aspektin e dëshirës dhe vendosmërisë sonë për të shënuar".

"Ne u përpoqëm për më të mirën dhe mendoj se luajtëm një lojë të mirë, por edhe pse gjithmonë duam të fitojmë, kësaj radhe humbëm", përfundoi portugezi. /Telegrafi/