Please enter at least 3 characters.

Trajneri i Golden State, Kerr: E tmerrshme humbja nga Toronto

2019/05/Steve-Kerr-e1559300316327.jpg
474:"OAKLAND, CALIFORNIA - MAY 14: Head coach Steve Kerr of the Golden State Warriors reacts during the second half against the Portland Trail Blazers in game one of the NBA Western Conference Finals at ORACLE Arena on May 14, 2019 in Oakland, California. NOTE TO USER: User expressly acknowledges and agrees that, by downloading and or using this photograph, User is consenting to the terms and conditions of the Getty Images License Agreement. (Photo by Ezra Shaw/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Golde State Warriors, Steve Kerr ishte shumë i pakënaqur me humbjen gjatë orëve të para të ditës së sotme në ndeshjen e parë finale të NBA-s.

"Luftëtarët" pësuan humbje në terrenin kanadez të Scotiabank kundër Toronto Raptors me rezultat 118:109.

"Mbrojtja jonë ishte e tmerrshme. Ne pranuam 24 pikë nga kundërsulmet, kemi humbur 17 topa. Por, ky është basketbolli", tha Kerr.

Kreu i stafit profesional të Warriors gjithashtu vuri në dukje se loja e ekipit kanadez nuk është edhe aq i panjohur, duke treguar për faktin se ata u takuan vetëm dy herë gjatë sezonit.

Ai nuk dëshironte të kërkonte alibi në mungesën e një prej lojtarëve më të mirë të ekipit, Kevin Durant.

"Mund ta përfundojmë punën edhe pa të. Ne fituam pesë, gjashtë ndeshje pa të. Ne kemi mjaftueshëm lojtar, por ne do të shohim se çfarë do të ndodhë", tha ai.

Ndryshe, takimi i dytë mes këtyre dyja skuadrave do të zhvillohet më 3 qershor (e hënë) në Kanada. /Telegrafi/