Tottenhami synon transferimin befasues të yllit të Real Madridit
Tottenhami raportohet se po përgatit një lëvizje për ish-yllin e Chelseat, Antonio Rudiger, me mbrojtësin gjerman që po i afrohet fundit të kontratës së tij me Real Madrid.
32-vjeçari karizmatik pritet të bëhet lojtar i lirë në verën e vitit 2026. Mund të ndodhë që Rüdiger të shkëmbejë vendin me kapitenin e Spurs, fituesin e Kupës së Botës, Cristian Romero, për të cilin spekulohet një kalim në ‘Santiago Bernabeu’.
Sipas TEAMtalk, në veri të Londrës po hartohen plane alternative. Spurs thuhet se e kanë vënë në shënjestër Rudigerin, një lojtar që e njeh mirë jetën në Ligën Premier pas pesë sezoneve të kaluara në ‘Stamford Bridge’ nga viti 2017 deri në 2022.
Rudiger fitoi Ligën e Kampionëve, FA Cup dhe Ligën e Evropës me Chelsean, duke krijuar reputacionin si një nga mbrojtësit qendrorë më të mirë në botë gjatë asaj periudhe.
Ai u transferua në Spanjë si lojtar i lirë, në kërkim të një sfide të re.
Mbrojtësi shtatlartë mund të lëvizë sërish këtë verë, ndërsa edhe David Alaba dhe Dani Carvajal po i afrohen statusit të lojtarit të lirë te Real Madridi.
Rudiger do të ketë mundësinë të dëshmojë vlerën e tij në javët në vijim. Megjithatë, “Los Blancos” thuhet se kanë shqetësime për problemet fizike që janë bërë alarmante gjatë 12 muajve të fundit.
Nëse mbrojtësi gjerman nuk arrin t’i lërë pas këto probleme, atëherë nuk do t’i ofrohet kontratë e re./Telegrafi/


