Please enter at least 3 characters.

Totaj: Po vazhdojnë punimet për shenjëzimin horizontal dhe vertikal në territorin e Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se në territorin e komunës po vazhdojnë punimet për shenjëzimin horizontal dhe vertikal të rrugëve, me qëllim të përmirësimit të sigurisë dhe funksionalitetit të infrastrukturës rrugore.

Përmes një postimi në Facebook, Totaj njoftoi se drejtori i Shërbimeve Publike, Islam Ukimeri, ka përcjellë nga afër ecurinë e punimeve, të cilat po realizohen sipas planit të paraparë.

"Drejtori i Shërbimeve Publike, Islam Ukimeri, përcolli sot nga afër punimet për shenjëzimin horizontal dhe vertikal, të cilat po realizohen sipas planit në gjithë territorin e Komunës së Prizrenit", ka shkruar Totaj.

Sipas tij, aktualisht po realizohet ripërtëritja e ngjyrës së shtegut të biçikletave në unazën kryesore të qytetit.

"Aktualisht po ripërtërihet ngjyra e shtegut të biçikletave në unazën kryesore të qytetit", ka theksuar ai.

Kryetari i Prizrenit ka bërë të ditur se punimet do të shtrihen edhe në zonat rurale të komunës.

"Punimet do të vazhdojnë edhe nëpër fshatra, deri në përfshirjen e të gjitha lokacioneve të planifikuara, për të ofruar infrastrukturë rrugore sa më të sigurt dhe funksionale për të gjithë banorët tanë", ka deklaruar Totaj. /Telegrafi/