Please enter at least 3 characters.

Totaj: Nis asfaltimi i rrugës “Behajdin Hallaçi” në lagjen “2 Korriku” në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se kanë vazhduar investimet për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në lagjen “2 Korriku”, ku është shtruar shtresa e parë e asfaltit në rrugën “Behajdin Hallaçi”.

Përmes një postimi në Facebook, Totaj bëri të ditur se punimet përfshijnë një segment me gjatësi prej rreth 300 metrash.

“Në kuadër të investimeve për rregullimin e rrugëve dhe trotuareve në lagjen ‘2 Korriku’ në Prizren, sot u shtrua shtresa e parë e asfaltit në rrugën ‘Behajdin Hallaçi’, në gjatësi prej rreth 300 metrash”, ka shkruar Totaj.

Sipas tij, realizimi i këtij projekti do të ndikojë në përmirësimin e kushteve të qarkullimit dhe cilësisë së jetesës për banorët e zonës.

“Ky projekt do të ndikojë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së banorëve të kësaj lagjeje, duke lehtësuar njëkohësisht qarkullimin edhe për të gjithë përdoruesit e këtij aksi rrugor”, ka theksuar Totaj. /Telegrafi/