Totaj: “Eko Regjioni” pajiset me kamionë të rinj për menaxhimin e mbeturinave
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se Kompania Rajonale e Mbeturinave “Eko Regjioni” është pajisur me kamionë të rinj për mbledhjen dhe menaxhimin e mbeturinave.
Totaj ka thënë se me këto pajisje të reja, kompania tashmë ka kapacitete më të mëdha teknike për t’iu shërbyer qytetarëve dhe për të kontribuar në mirëmbajtjen e pastërtisë në qytet.
“Pastërtia është shëndet! Kompania Rajonale e Mbeturinave në Prizren ‘Eko Regjioni’ u pajis sot me kamionë të rinj për mbledhjen dhe menaxhimin e mbeturinave, si dhe tash është edhe më e përgatitur teknikisht për t’i shërbyer qytetarëve dhe për ta mbajtur Prizrenin sa më të pastër”, ka shkruar Totaj.
Ai ka theksuar se synimi është që Prizreni të jetë shembull edhe për komunat e tjera sa i përket pastërtisë dhe menaxhimit të mbeturinave. /Telegrafi/


