Please enter at least 3 characters.

Torino mposht Milanin në garën për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve

2019/04/Andrea-Belotti-e1556483169285.jpg
305:"TURIN, ITALY - APRIL 28: Andrea Belotti (L) of Torino FC celebrates the opening goal from the penalty spot with team mate Alejandro Berenguer during the Serie A match between Torino FC and AC Milan at Stadio Olimpico di Torino on April 28, 2019 in Turin, Italy. (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)
12:"Getty Images

Torino fitoi ndaj Milanit në xhiron e 34 në Serie A me rezultat 2-0.

Ishte një ndeshje me raste nga të dy anët, por në fund fituan vendasit që u treguan konkret para portës kundërshtare.

Pjesa e parë ishte e heshtur dhe me pak raste dhe pa gola. Të dytën Torino e filloi mirë dhe në minutën 58-të Andrea Belotti shënoi nga pika e bardhë.

(Foto: Valerio Pennicino/Getty Images/Guliver)

Nuk kaloi shumë dhe vendasit shënuan edhe golin e dytë me anë të Alejandro Berenguer (69').

Nga minuta e 83-të kuqezinjtë ishin me një lojtar më pak pasi Alessio Romagnoli  mori kartonin e dytë të verdhë.

(Foto: Valerio Pennicino/Getty Images/Guliver)

Pas kësaj fitore Torino ngjitet në vendin e pestë me 56 pikë (dy më pak se Roma në vendin e katër), aq sa Milani një pozitë më poshtë.

Në xhiron e radhës Toro luan ndaj Juventusit, kurse Milani kundër Bolognas. /Telegrafi/