Torino konfirmon dëmtimin e Mërgim Vojvodës
19/09/2024
Mërgim Vojvoda pësoi lëndimit në ndeshjen që Torino e zhvilloi në fundjavë ndaj Lecces në Serie A. Sipas njoftimit të klubit, lojtari i Kosovës, ka pësuar zgjatje të muskulit të këmbës së majtë. Vojvoda u zëvendësua në minutën e 20-të, ndërsa Torino nuk ka njoftuar se sa gjatë do të jetë jashtë fushës mbrojtësi 29-vjeçar i krahut të djathtë.


