Top 15 blerjet në afatin kalimtar të janarit në pesë kampionatet më të forta në Evropë
Afati kalimtar i janarit është mbyllur në mesnatën e 31 janarit, ku nuk kanë munguar blerjet e mëdha.
Shumë marrëveshje janë mbyllur në këtë afat, por ata që bien në sy janë huazimet me të drejt blerje.
Por për të bërë një përmbyllje të këtij afati kalimtar, duhet të cilësohen edhe transferimet më të mira që ndodhën.
GIVEMESPORT i ka renditur 15 blerjet më të mira të klubeve nga pesë ligat e para.
15. Reiner (Nga Flamengo te Real Madrid)
Los Blancos morën të riun brazilian Reiner, i cili i bashkohet Viniciusit dhe Rodrygos. Ai në shikim të parë duket një talent i madh.
Ai nuk kaloi gjatë muaj të mirë te Milani, ndërsa polaku së fundmi ka qenë i lidhur me shumë klube. Ai shkoi në Gjermani te Hertha duke befasuar jo pak.
Pesë gola dhe shtatë asistime në 21 ndeshje të Serie A. Ai në cdo ndeshje e tregon talentin e tij.
Argjentinasi llogaritej si një nga talentët më të mëdhenj në Argjentinë. Ai zgjodhi Gjermaninë, për të vazhduar tutje.
Holandezi nuk kushtoi pak (rreth 30 milionë euro), por që në fillim u pa se ka diçka tek ai, duke debutuar me gol.
Largimi i Julian Weigl te Benfica, kishte lënë zbrasti në mesfushën e gjermanëve. Të gjithë e dimë që Can është lojtar i mirë dhe do ta mbulojë atë pjesë të terrenit dhe së bashku me Axel Witsel, do të bëjnë një dyshe të fortë.
Të kthehemi 12 muaj më parë, kur danezi te Spurs, ishte një nga mesfushorët më të mirë në botë. Ai do tu shërbejë shumë Romelu Lukakut dhe Lautaro Martinezit.
Sheffield United ka nënshkruar me një mesfushor që radhitet lart sa i përket vlerësimit. Ai kërkohej edhe nga Liverpooli, por zgjodhi t’i bëjë hapat ngadalë.
Një mesfushor me aftësi të rralla mbrojtëse ka marr Napoli. Çmimi prej 14 milionë euro është i arsyeshëm.
Braziliani njihet si lojtar që luan mirë me topin. Ai i kushtoi klubit 19 milionë euro.
Liverpool i bë gjërat në mënyrën e duhur. Fakti që japonezi kushtoi vetëm 8 milionë euro, tregon që klubi ka bërë një blerje të mirë.
Man United kërkonte një mesfushor dhe tani e kanë. Edhe pse paguan shumë për portugezin, duket se do të kryejë punë.
Marrëveshje e mençur nga të dyja klubet. Alcacer shihet që është i lindur të shënojë gola, dhe Villarreal ka fituar me të.
Olmo ka shkëlqyer në Ligën e Kampionëve me Dinamo Zagrebin, duke bërë që shumë klube të vihen pas tij.
Leipzig ishin gati dhe bën blerjen e duhur.
Kush tjetër do të ishte në vendin e parë? Ai u ble vetëm për 20 milionë euro dhe që tani ka shënuar shtatë gola.
Ai ka një klauzolë prej 70 milionë euro dhe nëse vazhdon kështu, shumë shpejtë do të paguhet. /Telegrafi/


